FIDANISHTJA

Dy legjendat e hendbollit gjilanas, Rifat Pajaziti e Muhamet Ahmetaj të pandashëm

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qyteti i Gjilanit dikur në mbarë ish-Jugosllavinë identifikohej me skuadrën hendbollistike Bozhurin, skuadër kjo që në mjedisin e saj kishte emra të mëdhenj të hendbollit jo vetëm Gjilanas por edhe jashtë Kosovës.

Klubi i madh i hendbollit, Bozhuri, shkëlqente kudo që paraqitej, ishte skuadër e pathyeshme me individë të dalluar që linin gjurmë kudo që paraqiteshin.

Ndër hendbollistët e mëdhenj që kishte ky klub, ishin edhe dy hendbollist, Rifat Pajaziti e Muhamet Ahmetaj, të cilët që nga fëmijëria ishin shokë të lagjes, të shkollës, të hendbollit edhe sot kur kanë mbush nga 63 vjeç ata janë së bashku.

Pajaziti e Ahmetaj, kanë lënë gjurmë të pashlyera në hendbollin Gjilanas e Kosovar, Pajaziti në rolin e “Pivotit”, ndërsa Ahmetaj në atë të organizatorit.

Shumë gjenerata të viteve 70 e 80, këta dy hendbollist i kujtojnë si dyshja më e frikshme për portat kundërshtare.

Ahmetaj e Pajaziti karrierën hendbollistike e filluan në moshën 16 vjeçare duke mos munguar për plot 15 vite, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sukseset e hendbollit të Gjilanit.
“Karrierën e hendbollit e kemi filluar si nxënës të shkollës së mesme, talenti jonë u vërejt menjëherë dhe filluam në skuadrën e parë ku pas një viti menjëherë jemi inkuadruar në Ligën B të ish-Jugosllavisë, që ishte një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm për hendbollin e Gjilanit e Kosovës por ishte sukses i madh edhe për vet rininë e popullit shqiptar, duke ju hapur rrugëtimin drejt sukseseve edhe gjeneratave tjera”, theksojnë dy legjendat Pajaziti e Ahmetaj.

Si çdo sportist edhe Pajaziti e Ahmetaj kishin idolin e tyre.
“Nuk ka dyshim Skender Haziri(baba Kenë) ishte njeri i madh i sportit, ai ka bërë gjithçka për rininë shqiptare, ai ishte njeri me zemër të madhe dhe ne mburremi që kemi pasur një njeri çfarë ishte Skender Haziri”.

Pajaziti e Ahmetaj, arritën që 3 herë të shpallën kampionë të Kosovës në një konkurencë tejet të madhe.
,”Hendbolli i Kosovës ka qenë shumë i fort siç ishin klubet Vllaznimi, Obiliqi, Trepqa, Borci i Ferizait, Samadrexha, Deqani e shumë klube tjera por skuadra e Bozhurit ishte shumë e veçantë ne kishim një shoqëri dhe hendbollist tejet të mirë dhe sukseset nuk mungonin,” shprehen Pajaziti e Ahmetaj.

FIDANISHTJA

Se sa ishin ndeshjet e kualitative në mes klubeve Pajaziti e Ahmetaj pa hezitim theksojnë
,”Ne kemi zhvilluar ndeshje të mëdha siç janë ndaj Trepqës Borcit të Ferizait Llovqenit, Pelisterit, partizanit të Bjellovarit C.Zvezdës e shumë klubeve tjera kemi lënë gjurmë që vështir se munden të përsëriten,” Ahmetaj dhe Pajaziti tani pakëz janë të zhgënjyer me cilësinë e hendbollit i cili po zhvillohet në Kosovë e posaçërisht në qytetin e Gjilanit, “Hendbollisti lind dhe vetëm pak duhet punuar me te, ne ndeshjet i kemi zhvilluar në beton ndërsa hendbollistët e sodit kanë Palestrat por hendbolli sipas neve nuk është në rrugë të mbarë, duhet investuar nëpër shkolla për të gjetur talentët”.

Dy hendbollistët Muhamet Ahmetaj e Rifat Pajaziti, kanë qenë dyshja misterioze dhe e pa zbuluar për kundërshtarët, ata sot shpjegojnë fshehtësitë e tyre gjatë lojës.
“Ne asnjëherë gjatë lojës nuk kemi biseduar me njeri tjetrin, ne vetëm me mimika e kemi ditur se çfarë domethënie kanë edhe bashkëlojtarët tanë e kanë pasur vështirë të na kuptojnë, bile shumë herë edhe shikuesit na pyesnin se si po mundeni ashtu të kuptoheni, kjo ka qenë enigmë e fshehtë e jona”, theksojnë duke qeshur të legjendat e hendbollit.

Ahmetaj e Pajaziti, kanë një falënderim tejet të veçantë për të gjithë ata njerëz që kanë kontribuar për skuadrën e Bozhurit.
“Bozhuri ka qenë familje e madhe, secili person i ka pasur të caktuara detyrat i kanë zbatuar në maksimum dhe ne jemi falënderues për gjithçka që kanë bërë për hendbollistët e asaj kohe”.

Skuadra e Bozhurit, ka pasur emra të mëdhenj të hendbollit që kanë lënë gjurmë në çdo fushë që janë paraqitur siç ishin, Dërgut Abdullahu, Shaban Kastrati, Muharrem Gashi e shumë hendbollist të tjerë.

Pajaziti e Ahmetaj, tregojnë me dhembshuri rastin e pa treguar gjerë më sot edhe pse kanë kaluar plot 40 vite për humbjen tragjike të shokut të tyre ish-hendbollistin dhe talentin e madh Muharrem Gashin.
“Ishim në fazën përgatitore në Vishegradë të Bosnjës dhe zhvillonim një ndeshje miqësore me skuadrën e Radnickit të Gorazhdës, i ndjeri Gashi ka qenë në pronësi të topit ka shënuar gol dhe është rrëzuar duke pasur atak në zemër, ka qenë ndër momentet tona më të vështira të humbësh një shokë dhe një bashkëlojtarë ishte tragjike si për ne njashtu edhe për familjen Gashi, ne mburremi që ishin pjesë e përbashkët me Muharrem Gashin”.

Ahmetaj e Pajaziti, sot nuk janë pjesë e hendbollit edhe pse për 4 stinore ishin trajner ata tani nuk e zhvillojnë këtë zeje.
“Gjithçka është komercializuar dhe gjithçka është bërë për interesa e për inate të ndryshme, ne nuk jemi të kategorive të tilla ne nuk lakmojmë pozita sa për emër, ne jemi të gatshëm të rikthehemi në hendboll vetëm atëherë kur duhet hendbolli dhe mendohet për hendbollin, ju garantojmë se për pak vite ne përpos që do të zbulonim talenta të mëdhenj të hendbollit, por shumë shpejt do të rikthenim titullin në qytetin e Gjilanit, këtë e meritojnë Gjilanasit ata jetojnë për hendbollin, por duhet ofruar njerëzit e hendbollit në klub ata që e duan hendbollin”.

Jemi me fat që hendbolli i qytetit të Gjilanit ka pasur dy emra të papërsëritshëm, siç janë Muhamet Ahmetaj e Rifat Pajaziti, dy legjenda dy shokë, dy hendbollist e mbi të gjitha dy qytetarë të ndershëm që ja kanë lakmi i gjithë qyteti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.