UBT

Dy kosovaret e suksesshme në botë bëhen bashkë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vajzat janë ato që më së miri po përfaqësojnë Kosovën në mbarë botën.

E së fundi vajzat kosovare kanë ‘pushtuar’ futbollin në botë dhe atë në forma të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Sot është publikuar kënga e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, e cila këndohet nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, ndërsa nesër Dua Lipa performon në finalen e “Champions League”.

Por, nuk është vetëm aq, këngëtarja Rita Ora është artistja tjetër e cila së fundi është bashkuar me UEFA-n, për të përkrahur futbollin e femrave.

Uji Dea

Rita sot është takuar me fubollisten e suksesshme nga Kosova, Kosovare Asllani, që të dyja shfrytëzuan rastin t’i ndajnë edhe disa imazhe së bashku, derisa futbollistja i dhuroi një fanellë të saj, Ritës.

“Shkova në Munih për ta takuar Rita Orën nëpërmjet @weplaystrong . Me krenari prezantojmë Kosovën
?? përmes profesioneve tona?? #shqiptare“, shkruan Asllani.

Kujtojmë që, Kosovare Asllani është futbolliste me famë botërore, kapitene e Kombëtares së Suedisë dhe njëherësh fituese e Ligës së Kampionëve për femra dhe fituese e shumë kompetencioneve ndërkombëtare. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.