Dy kosovarët e kolonisë së madhe në Kinë

/ 2 minuta lexim

Klubet e Superligës së Kinës në futboll ka vite që plotësojnë maksimalisht kuotën e lejuar për lojtarë të huaj. Aktualisht në kampionatin e shtetit me 1.4 miliardë banorë lejohen nga 5 futbollistë të huaj, njëri prej të cilëve duhet të jetë nga Azia, shkruan sot Koha Ditore.

Të gjitha 16 skuadrat e Superligës kineze i kanë në përbërje nga 5 të huaj, ndërsa në mesin e 80 “legjionarëve” të këtij edicioni janë edhe dy futbollistë nga Kosova.
Sulmuesi Fatos Beqiraj luan për skuadrën Changchun Yatai prej shkurtit të këtij viti, ndërsa në korrik sulmuesi tjetër, Erton Fejzullahu, kaloi në formë huazimi te Beijing Guoan.

RCCOLA

Beqiraj e Fejzullahu kanë folur fjalë shumë të mira për futbollin kinez, ndonëse shumë njerëz mendojnë se lojtarët kalojnë atje për të fituar ndonjë para në fund të karrierës. Kjo, sipas dy kosovarëve, nuk është e vërtetë. Ata kanë folur për klube të organizuara mirë, për tretman të nivelit të lartë, për stadiume të stërmbushura me shikues dhe për lojtarë të huaj që për çdo vit janë të nivelit më të lartë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në edicionin e kësaj jave të “E diela me Koha Ditore”)
© KOHA.net