Eko Higjiena

Dy kosovarë ndeshen mes vete në autostradë, lëndohet rëndë vajza 8 vjeçe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një vajzë 8 vjeçare ka pësuar lëndime të rënda dhe është dashur të transportohej me helikopter për në spital, pas një ndeshjeje që ndodhi të shtunën në autostradë, në Kantonin Aargau.

Një veturë ishte ndalur në shiritin ndihmës të autostradës kur një veturë tjetër që po vinte, e kishte goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut, raporton telebasel.ch. Ajo që po qëndronte në shiritin ndihmës të autostradës pak para orës 16.30, ishte jë kosovare e moshës 26 vjeçare.

Së bashku me të në makinë ishin edhe dy fëmijët e saj 8 dhe 9 vjeçarë, transmeton albinfo.ch. Një makinë që po shkonte në drejtim të Brugut është përplasur me tërë fuqinë në makinën që ishte ndalur aty. Atë e ngiste një 31 vjeçar, po ashtu kosovar.

Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i ndeshjes, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta ndërsa vajza 8 vjeçare është lënduar rëndë dhe është transportuar me helikopter për në spital.

UBT

Dëmet e shkaktuara materiale vlerësohen në disa mijëra franga

Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti, përcjell albinfo.ch. Ndërsa policia i ka marrë patentshoferin shkaktarit të aksidentit.

(Foto: Kapo Aargau)

http://www.albinfo.ch/dy-kosovare-ndeshen-mes-vete-ne-autostrade-lendohet-rende-vajza-8-vjece/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.