Dy klube nga Premier League interesohen për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës.
Pas rikthimit në Francë, ylli i Kombëtares së Kosovës është duke punuar për gjetjen e një klubi të ri edhe pse ka kontratë me ekipin e Lille deri në vitin 2026, shkruan Indeksonline
Dy skuadra nga Premier League kanë shprehur interesimin për Zhegrovën. Madje një prej tyre është shumë favorit për të firmosur me “luanin”.
Bëhet fjalë për Newcastle Unitedin. Po ashtu në garë është edhe Evertoni.
Presidenti i Lille, Oliver Letang e konfirmoi largimin e Zhegrovës gjatë këtij afati, duke thënë se do jetë e vështirë mbajtja e tij.
Edon Zhegrova ishte i lidhur ngusht edhe për një transferim në Napoli, por duket se kjo marrëveshje tashmë ka dështuar./Indeksonline/