ARKATANA

Dy klube angleze në garë për Strakoshën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Thomas Strakosha duket se ka rifituar statusin e portierit titullar në skuadrën e Lazios, teksa në katër sfidat e fundit mes kampionatit dhe Europa League, trajneri Maurizio Sarri i ka besuar gardianit të kombëtares shqiptare.

Megjithatë, 26-vjeçari vështirë se e ka harruar periudhën e gjatë që mbeti në stol, ndaj edhe çështja e rinovimit të kontratës ka ngecur.

Strakoshës i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe ndryshe nga e zakonshmja, janari mund të rezultojë një muaj i nxehtë për të. Kjo sepse Strakosha ka një ofertë nga ana e Newcastle, klub i Premier League dhe që prej kohësh ka shprehur interesimin për portierin, mirëpo së fundmi futbollistit kuqezi i është shtuar edhe një alternativë e re, po nga elita angleze.

Eco Higjiena

Fjala është për Watford, e cila sipas Calciomercato e kërkon transferimin e Strakoshës në janar. Skuadra drejtohet nga Claudio Ranieri, i cili më parë e ka fituar Premier League me Leicester dhe tashmë kërkon të jetë i suksesshëm edhe me Watford. Aktualisht, skuadra e teknikut italian është në vendin e 17 dhe I duhet të përmirësohet në janar duke filluar nga porta me nënshkrimin e Strakoshës.

Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet, teksa edhe Lazio do të mundohet ta bindë portierin për të rinovuar teksa Strakosha është pjesë e kryeqytetasve prej vitit 2012, duke u aktivizuar fillimisht me moshat dhe më pas me Salernitanën si i huazuar derisa mbërriti në ekipin e parë në vitin 2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.