GRANDEMALL

Dy këngë për Deli Agushin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

1. Kënga e parë :

Bilaçi i komunës së Bujanocit, me pozitë t’ veçante –
Ka një histori të pasur, shumë interesante !
Me që gjatë Perandorisë osmane dhe anadollake –
Këtu ekzistonte një garnizon i ushtrisë perandorake !

Në ndërkohë që ishte edhe qendër administrative –
Andaj, fshati Bilaç ishte në shërbim të popullsive !
Kishte pasur mbi 100 punëtori t’ ndryshme zejtare ,
Hani i Bilaçit është i njohur dhe shërbimet e tij fshatare !…

Përndryshe , Bilaçi njihet me emrin e Deli Agushit –
Një kaçak kryengritës që s’i trembej as flakës , as prushit !
Gjatë periudhës 1860 – 65 ,
Që luftonte kundër armikut të pa besë !

Për Deli Agushin , sot e kësaj dite –
Këngët kushtuar atij , janë ruajt sipas tradite !
N’ dasma t’ qytetarit edhe të malësorit –
Këngët dhe vallja e tij , janë pjesë e folklorit !

Edhe në ditët tona njihet Vallja e Deli Agushit ,
E cila ta ngrohë trupin si flaka e prushit !
Ende luhet n’ dasma , n’ gazmende të gëzimit –
Për ekzekutimin duhet shkathtësi e vallëzimit !

Në vitin 1865 –
Deli Agushi , kapet nga organet e pa besë !
Dhe do t’i dorëzohet pushtetit të Vrajës –
Duke qenë i dënuar n’ ekzekutim me varje !

Përpara Hamamit famëkeq të Vrajës –
Nga ana e Mithat Pashës , e qojnë n’ drejtim t’ varjes !
Mithahti nga Nishi , qendër e Sanxhakut t’ askushit –
Ishte dërguar enkas për kapjen e Deli Agushit !

Mbi fshatin Bilaç , në një maje kodrinore –
Prej punëve të tij modeste , gjendet një strehimore ,
E cila e mbanë emrin Shpella e Deli Agushit ,
Ruhet me kujdes , si nga flaka e prushit !…

Uji Dea

Hapësira ku qarkullonte Deli Agushi fqinjë –
Ishte zona që shtrihej nga Bilaçi në Pçinjë !
Përkatësisht n’ kodrina e n’ pyje të Rujanit –
Të krijonte siguri nga plumbat e dushmanit !

Gjithashtu afër burimit të rrjedhës që sjellët ,
Të njërit krah t’ lumit , të fshatit me ujë t’ kthjellët –
Gjendet Kroi që vizitohet për Hërdërlez dhe Shën Gjergj ,
Duke iu drejtuar shenjtorëve dëshira që të mos ketë dergjë !…

Nëpër dasma e ahengje , miqtë tanë i gëzojmë –
Me Deli Agushin që e këndojmë edhe e vallëzojmë !
Stinët , vitet , shekulli ndër kohë do të ndërrohet –
Por , Deli Agushi kurrë nuk do t’ harrohet !

2. Kënga e dytë :

Në komunë të Bujanocit ,
Në fshatin Bilaç –
Lindi djalë që s’e kish shoqin ,
Nëna e tij u kënaq !
Aty u lind Deli Agushi –
Burrë i fortë dhe i fuqishëm !
Trim si ai , s’ ishte kurrkushi –
Zemër gurë dhe i guximshëm !…

Kryengritës , një burrë kaçak –
Gjatë periudhës 1860 – 65 …
S’ kurseu jetë , as s’ kurseu gjak –
Për atdhe luftoi me besë !
Për Deli Agushin , sot e kësaj dite –
I janë ruajtur këngët që i janë kushtuar !
I janë ruajtur vallet n’ bazë të një tradite ,
Që në gjuhën shqipe janë kënduar e vallëzuar !

Ejani motra e vëllezër ,
Nën hije të rrushit –
Ta vallëzojmë bashkë vallen
E Deli Agushit !
Ejani motra e vëllezër ,
Një këngë ta këndojmë !
T’ marrim këngën , vallen –
Zemrat t’i gëzojmë !

Fshatin e Bilaçit –
Gjithmonë ta nderojmë !
Dhe Deli Agushin –
Kurrë mos ta harrojmë !
N’ tela t’ çiftelisë –
I këndojmë lavdisë !
N’ faqe t’ historisë –
I shkruajmë krenarisë !

Gjilan, më 20.04. 2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.