UBT

Dy ish – futbollistët dhe punëtor të Dritës, Isuf Morina e Naser Sylejmani ju gëzuan titullit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Fitimi i titullit të kampionit nga Drita, ka bërë që shumë tifoz,ish-futbollist e punëtor të saj, ti gëzohen titullit të dytë në historikun e klubit.

Ish futbollisti i Dritës i viteve të 70-ta, i cili me mjaft sukses luante në rolin e qendërsulmuesit, Isuf Morina, i cili tani është Sekretar (ushtrues detyre) tek “bardh e kaltërtit” e Dritës, shumë herët ishte dashuruar në klubin e Dritës, një gjë të tillë e kishte trashëguar nga babai i tij, Abdullah Morina i cili në mënyra të ndryshme e kishte ndihmuar klubin e Dritës. “Jam shumë krenar që babai im në vitet e më hershme kishte kontribuar për Dritën, unë e trashëgova dhe u dashurova në këtë klub, jam rritur dhe kam dhënë gjithçka për këtë klub, gjithmonë kam qenë afër për të mirë e për të keq e kam përjetuar e titullin e parë edhe Kupën por ky titull ka qenë më i veçanti, kemi sakrifikuar shumë jemi angazhuar i madh e i vogël për këtë sukses të Dritës.

Isufi, ka falënderuar edhe njerëzit të cilët e mbajnë gjallë skuadrën e Dritës.
“Dy njerëzit që po mbajnë gjallë këtë klub, Valon Murseli e Flamur Bunjaku, së bashku me drejtorët e klubit Feti Murseli e Fisnik Kërqeli, janë njerëzit që kanë bërë një punë profesionale dhe kanë gëzuar një popull të tërë dhe çdo individ që ka kontribuar për suksesin e Dritës nga zemra ju them faleminderit”, ka bërë të ditur, Isuf Morina.

FIDANISHTJA

Gëzim të papërshkruar dhe me lot në sy, e ka përjetuar titullin e klubit edhe Naser Sylejmani, i cili ka djersitur fakelen e Dritës në mesin e viteve të 70-të, Sylejmani kishte luajtur në rolin e qendërmbrojtësit për një kohë të gjatë ndërsa si ekonom në klubin e Dritës kishte filluar para 36 vite pikërisht në vitin 1982 për mos të munguar asnjë minutë.

Sylejmani për titullin e fituar nga skuadra e tij e zemrës, që tërë rinin ja ka fali ngjyrave “bardh e kaltër” me emocione thekson.
“Gëzimin tim nuk mund ta përshkruaj këtë e din vetëm zemra ime, jam shumë i lumtur që klubi i zemrës sime ka arritur të na gëzon një qytet të tërë, kjo festë vetëm mund të përjetohet e jo të shpjegohet, gjerë në minutat e fundit të ndeshjes isha në trans dhe erdh momenti kur zemra dhe gjithë mundi për një jetë të tërë të shpaguhet, e falënderoj kryesin, tifozët të gjithë ata që na mundësuan këtë gëzim jetësor, nuk ka ma kënaqësi shpirtërore se të jesh pjesë e Dritës dhe “Intelektualëve”, përfundon Sylejmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.