UBT

Dy ikonat e futbollit Gjilanas e Kosovar, Shukri Sylejmani e Selami Osmani të papërsëritshëm

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vitet e 90-ta për popullin shqiptar ishin tejet të rënda, pushteti serb gjithçka kishte ndaluar çka është shqiptare. Një fat të tillë e kishte pasur edhe sporti, lojnat me dorë u desh të ndërpresin aktivitetin e tyre, ndërsa futbolli filloi të zhvillohet në livadhe të Kosovës. Është shkruar e përfolur me të madh për shumë vite, se dy ikonat e futbollit Gjilanas Shukri Sylejmani e Selami Osmani, janë ndër dy njerëzit më meritor për avancimin e futbollit jo vetëm të klubeve të tyre, por në përgjithësi atij Kosovar.

Populli shqiptarë gjithmonë në kohërat më të vështira ka ditur se si të mbijeton, për futbollin dhe në përgjithësi për qytetarët e Gjilanit, me të madhe në skenë dalin dy njerëz, Shukri Sylejmani e Selami Osmani, të cilët në mënyra të ndryshme kontribuuan në çdo pore të jetës.

Futbolli nën ombrellën e asaj kohe të FFK-së ndahet në disa Regjione, për shkak mundësive që të kenë për ti zhvilluar garat e tyre.

KF Drita fillon menjëherë pas luftës me futbollist që ishin larguar nga fushat e gjelbërta, ndërsa qytetit të Gjilanit i lind edhe një klub futbollistik në vitin 1995, duke i bërë me dije pushtetit serb të asaj kohe se populli dhe futbolli i Kosovës do të gjejë mënyra të ndryshme për të mbijetuar.

Është shkruar e përfolur me të madh për shumë vite, se dy ikonat e futbollit Gjilanas Shukri Sylejmani e Selami Osmani, janë ndër dy njerëzit më meritor për avancimin e futbollit jo vetëm të klubeve të tyre, por në përgjithësi atij Kosovar.

Legjendat e papërsëritshme “Shuka” e “Bezi”, pas luftës arritën për herë të parë të importojnë futbollist jashtë Kosovës, duke krijuar dy skuadrat më me nam në futbollin e Kosovës.

Ishte eufori e madhe pas luftës pas lojës së futbollit, u krijua derbi më i madh në trojet shqiptare në mes Gjilanit e Dritës, këtë derbi e krijuan dy ikonat e futbollit Gjilanas, Shukri Sylejmani e Selami Osmani.

Ky derbi shfaqi rivalitet të skajshëm, por gjithmonë në suazat sportive, nën menaxhimin e dy ikonave të Gjilanit e Dritës, në stadiumin e qytetit tuboheshin gjerë në 15,000 shikues behej festë, në qytet filluan të prisheshin edhe martesat, filluan të ndaheshin vllau me vllau , lagje me lagje, fillojë qyteti të identifikohej me ngjyrat “kuq e bardhë” e “kaltër e bardhë”, që simbolizonin klubet e zemrës së Gjilanit e Dritës.

Këtë arritje dhe këtë ndërtim e bën dy të papërsëritshmit “Shuka” e “Bezi”, kjo “kullë” e ndërtuar do të mbijeton sa të mbijeton loja e futbollit.

Fundamenti

Nën ombrellën e të papërsëritshmit Selami Osmani, Drita ka arritur të fiton Kupën e Kosovës dhe titullin e Kampionit.

Ndërsa nën dirigjimin e Shukri Sylejmanit, Gjilani ka arritur të stoliset me Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Sylejmani e Osmani kishin respekt tejet të madh, në çdo klub Kosovar e më gjerë, ata kishin respekt të madh edhe tek FFK-së dhe te futbollistët të skuadrave kundërshtare.

Qyteti i Gjilanit ka nderin e veçantë që ka pasur mundësi ti ketë këto dy legjenda të papërsëritshme në gjirin e saj.

Ish kryetari, tani i ndjeri Selami Osmani “Bezi”, tifozët e Dritës “Intelektualët” e kujtojnë me admirim të madh për punën dhe veprën që ka lën pas tek KF Drita.
Osmani me të madhe ka ndihmuar njerëzit skamnor, dyert e tij ishin gjithmonë të hapura për popullin shqiptar.

Ndërsa Shukri Sylejmani arriti ta formon KF Gjilanin 1995, duke i bërë me dije pushtetit serb se ka njerëz që mendojnë dhe kontribuojnë jo vetëm për futbollin por edhe për qytetarët e Gjilanit e më gjerë, sot tifozët “Skiftera”, janë krenar dhe gjithmonë i janë mirënjohës për sakrificën e dhënë për KF Gjilanin.

Selami Osmani “Bezi” e Shukri Sylejmani në jetën e përditshme ishin shokë ku ndanin të mirën e të keqën së bashku, ndërsa në lojën e futbollit “armiq” të
përbetuar, gjithmonë në suaza të Fair-Play kjo e bën të veçantë ikonat e Gjilanit e Dritës.

Fair Play edhe tani kultivohet, si në mes futbollistëve njashtu edhe tek shikuesit por vetëm jashtë fushës së blertë, ndërsa brenda shkallëve të stadiumit armiq të përbetuar. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.