RCCOLA

Dy gjilanas arrestohen për posedim droge

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në rrugën “Bulevardi i pavarësisë”në Gjilan raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike njoftoj policia e Kosovës.

Policia tha se është arritur të arrestohet edhe i dyshuari i tretë mashkull shqiptar i cili ia ka shitur substancën e dyshuar narkotike ku i njëjti posedonte substancë narkotike.

Mobi Casa

Substanca totale e konfiskuar nga të dyshuarit ishte me peshë prej 387.2 gram dhe ishte e llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit një i dyshuar është liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në Qendrën e ndalimit./rajonipress/