Dy gabime që mund t’jua ngadalësojnë metabolizmin

Për këto imtësia mbase nuk mendoni, por ato pikërisht mund t’jua çrregullojnë proceset në organizmin tuaj.
Kafenë e pini pa kafeinë
Përse është problem: Kështu e lëshoni një mënyrë të thjeshtë dhe të shijshme për ta përshpejtuar metabolizmin dhe shkrirjen e dhjamit. Kafeina e stimulon sistemin nervor qendror, e vlerësohet se me pirjen e kafesë me kafeinë, për 15 për qind mund ta përshpejtoni metabolizmin.
Hani ndoshta vetëm bollgur ose pjekurina për kafjall
Përse është problem: Është mirë të hani kafjallin, sepse shujtat e rregullta metabolizmin e bëjnë më të fortë, por edhe sasia e proteinave e bën më të fortë. Shtoni 20 gramë proteina kafjallit tuaj.
(Kosova Sot)