RCCOLA

Dy fëmijë humbin jetën në kanalin e Ibër Lepencit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15 e 30 minuta, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë me ç’rast dy fëmijë kanë humbur jetën.

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Bashkim Spahiu ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se në rrethana ende të paqarta, dy fëmijë meshkuj, njëri pesë, e tjetri shtatë vjeçar kanë rënë në kanalin e ujit Ibër Lepencë, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Mobi Casa

Sipas tij vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe mjekët e Qendrës Spitalore në Vushtrri.