UBT

Dy ditë para takimit me Vuçiq, Kurti merr ‘selamet’ e Blinkenit nga SHBA-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet më 18 gusht me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ku temë e nxehtë pritet të jetë çështja e Asociacionit të Komunave serbe. Dy ditë para këtij takimi të shumëkomentuar, Kurtit nga SHBA-ja i ka ardhur një ‘përshëndetje’ nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Pak më parë, Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike, siç e quan ai “të frytshme”, me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet.


Kurti ka thënë se me Chollet ka biseduar lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke.

ARKATANA

Gjitashtu, Kurti ka theksuar Chollet ka përcjellur përshendetjet e Sekretarit Blinken pas një takimi që e kishin muajin e kaluar në Uashington.

“Një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit (Derek Chollet), lidhur me shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë; rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington në muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Duke i paraprirë takimit në Bruksel me Vuçiqin, Kurti ka deklaruar se është negociator i ashpër, porse i respekton marrëveshjet e arritura, ndërkohë që liderët serbë takimit po i paraprijnë me deklarata mosbesuese ndaj Kurtit, duke ngritur dyshime mbi qëllimet e tij paqësore në rajon. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.