Eko Higjiena

Dy dekada e gjysmë nga rënia e Millosheviqit, Hoxhaj: Fundi i një epoke të errët për Ballkanin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Janë bërë fiks 25 vjet nga rënia e regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Sot, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, tha se dy dekada e gjysmë pas, plagët që la ky regjim ende nuk janë shëruar.

“Në vend që të përballej me të kaluarën, Serbia ka zgjedhur ta glorifikojë atë, duke u udhëhequr edhe sot nga figura që ishin pjesë e regjimit të atëhershëm”, tha Hoxhaj.

Eco Higjiena

Ai theksoi se sot Serbia po përpiqet të luajë rolin e satelitit të Rusisë në Ballkan dhe të sfidojë rendin euroatlantik, e Kosova duhet të mbetet e palëkundur në boshtin e saj perëndimor.

“Ndërsa Beogradi përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër përmes destabilizimit dhe propagandës, përgjigjja jonë duhet të jetë forcimi i shtetit, sigurisë dhe institucioneve demokratike”, theksoi ai.

Ish-kryediplomati kosovar theksoi se partneriteti me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët evropianë është garancia e vetme për paqe, qëndrueshmëri dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në rendin e ri ndërkombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.