Fundamenti

Dy aktakuza të ngritura për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje të Gjykatës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mobi Casa

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”./rajonipress/