Dy aktakuza të ngritura për kanosje dhe rrezikim i trafikut dhe dy persona të ndaluar

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Në njërin rast një (1) person, është ndaluar për veprën penale “Kanosja”, si dhe një (1) person, për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja “,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”./rajonipress/