Mobi Casa

Dy aktakuza të ngritura dhe një person i ndaluar për posedim të armëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

RCCOLA

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”./rajonipress/