Fundamenti

Durrësi nis zyrtarisht sezonin turistik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Durrësi hapi dyert për të gjithë turistët dhe pushuesit që këtë verë do të zgjedhin plazhet e kësaj zone të ShqipërisëDurrësi hapi sezonin turistik për vitin 2013, me një sërë aktivitetesh për t’iu uruar të gjithë vizitorëve mirëseardhjen në këtë qytet bregdetar të Shqipërisë.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, tha se nuk do të mungojë vëmendja e autoriteteve lokale për një sezon të mbarë turistik.

Sipas tij, turizmi është një promotor i zhvillimit lokal, por dhe më gjerë. “Bashkia e Durrësit e ka prioritet të punës së saj turizmin, promotorin e zhvillimit të ekonomisë lokale të qytetit të Durrësit”, tha kreu i Bashkisë së Durrësit.

Fundamenti

Durrësi pret numrin më të madh të pushuesve gjatë sezonit veror për shkak të plazhit me sipërfaqe të madhe si dhe numrit të njësive të akomodimit për këtë qëllim. Plazhi i Durrësit ka një sipërfaqe prej 3.2 hektarësh dhe nis nga muri rrethues i portit deri në kufi me bllokun e vilave qeveritare në sektorin “Iliria”.

Agjenci të ndryshme turistike kanë bërë të ditur se këtë vit pritet t’i kalojnë pushimet në Durrës. Një numër më i madh vizitorësh është paraparë të vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Zvicra dhe Gjermania.

Durrësi ofron një shumëllojshmëri mundësish për turizëm që nga bregdeti, kuzhina, historia dhe arkeologjia.