United Hospital

Durrës, burri në polici: Më rreh çdo natë gruaja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Megjithëse një çift i ri, konfliktet mes një 26 vjeçari dhe gruas së tij 25 vjeçare kanë degjeneruar deri në dhunë fizike.

Por në këtë rast, viktima e dhunës nuk ka qenë gruaja, siç ndodh zakonisht, por burri i cili pretendon se dhunohet nga bashkëshortja përnatë.

Sipas tij, megjithëse kishin jo shumë kohë që ishin martuar, bashkëshortja ia ka bërë të pamundur jetën, pasi grinden për gjëra të kota dhe në disa raste gruaja nuk ka nguruar të vërë dorë mbi të.

Ky i fundit, i pafuqishëm mesa duket të zgjidhë konfliktet familjare, është drejtuar për në polici, për të kërkuar ndihmën e efektivëve të rendit.

FIDANISHTJA

Ai ka rrëfyer para uniformave blu, se bashkëshortja e tij, 25 vjeçarja V.Q., e rreh dhe e kërcënon përnatë, aq sa ia ka bërë jetën të padurueshme. Burri ka kërkuar nga policia lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes, sepse mesa duket i trembet reagimit të dhunshëm të bashkëshortes në të ardhmen.

Ndërkohë, kjo e fundit ka rrëfyer para uniformave blu, se bashkëshorti i saj kërkon të ndahet dhe “dhuna” e ushtruar gjoja prej saj ndaj tij është një justifikim i 26 vjeçarit, për të nisur më pas procedurat e divorcit.

Pasi i kanë dëgjuar të dyja palët, policia e Durrësit ka plotësuar Kërkesë-Padinë për Lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për burrin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.