UBT

Durrës, 6-vjeçarja bie nga kati i katërt, hidhet pas saj edhe e ëma

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Durrës – Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati, bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat pranë shkollës ‘Adem Reka’, në lagjen 16 në Durrës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se fillimisht është parë duke rënë vajza E.Qirici dhe më pas është hedhur edhe nëna e saj, Elona Qirici.

Momentalisht nuk dihet nëse vogëlushja ka rënë aksidentalisht apo e ka shtyrë dikush, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet.

Mobi Casa

Nënë e bijë u transportuan menjëherë në spitalin e Durrësit, prej nga mësohet se vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është në gjendje kritike.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se Elona Qirici vuan nga probleme mendore dhe nënë e bijë nuk ishin banore të pallatit nga ku janë hedhur, por shumë pranë këtij pallati ishte kopshti i 6-vjeçares.

(er.nu/BalkanWeb)