Eko Higjiena

Durim Klaiqi, shqiptari i parë i punësuar në kompaninë SAMSUNG

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Studenti i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT, Durim Klaiqi, është punësuar në kompaninë e njohur botërore, SAMSUNG, ku po e mban pozitën Theme Designer, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie.

Ai arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portfolio që jep shembuj konceptual për stilin e dizajnit dhe e njëjta u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike të dizajnit.

Klaiqi është duke punuar në sektorin e kësaj kompanie, të quajtur “Samsung Themes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface. Samsung Themes ose Theme Store, është vendi ku shkarkohen pa pagesë ose edhe vendi ku blihen themes, wallpapers ose sete të ikonave, ku tani Klaiqi ka filluar edhe t’i publikojë dizajnimet e para.

UBT

Duke folur mbi rrjedhën e punës, që rezultoi me punësim në Samsung, ai tha se është i lumtur që arriti të bëhet pjesë e këtij gjiganti botëror, në të njëjtën kohë kur akoma është student i nivelit bachelor.

Durim Klaiqi është vetëm njëri ndër studentët e shumtë të UBT-së që ende pa i përfunduar studimet, kanë arritur të bëhen pjesë e kompanive të mëdha nga të gjitha vendet e botës, që tashmë i kanë kaluar kufijtë shtetërorë dhe janë shndërruar në brende të njohura ndërkombëtarisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.