FIDANISHTJA

Durda: S’kemi motiv për jetën, mund të vdesim të gjithë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tiranë – Gërdeci mund të sjellë viktima të reja. Ky është mesazhi që la të nënkuptohej Zamira Durda gjatë ceremonisë së varrimit të Tushe Osmanit. Një nënë që në tragjedinë e Gërdecit ka humbur fëmijën e saj 7- vjeçar rrëfen se pas humbjes së besimit tek drejtësia shqiptare, të gjithë mund të përfundojnë si Tushja, duke u vetëflijuar.

“Të gjithë mund të përfundojmë si Tushe Osmani. Aq më tepër që nëse këtë akt e ka bërë Tushja, që kishte një motiv për të jetuar, kishte mbesën e saj, çfarë mund të thuhet për ne të tjerët, çfarë mund të thuhet për gjithë ata persona që pas tragjedisë së Gërdecit kanë humbur çdo fije shprese?”, theksoi Zamira Durda në fjalën e saj, pas varrimit të Tushes.

GRANDEMALL

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësuesit e opozitës, si: deputetja e opozitës, Arta Dade, përfaqësuesja e opozitës për Tiranën, Lindita Nikolli, etj. Gjatë fjalës së saj, Nikolli theksoi se mungesa e drejtësisë shqiptare për çështjen e Gërdecit vazhdon të vrasë ende njerëz të pafajshëm.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.