GRANDEMALL

Dumoshi konfirmon investimet në stadium, teatër, palestër e infrastrukturën e rinisë së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë mbështetje të madhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, për realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me këto tre resorë, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Komunë.

“Ministren Dumoshi e njoftova për aktivitetet e kulturës, rinië dhe sportit. E falënderoj shumë për solidaritetin dhe mbështetjen që ma dha mua dhe qytetarëve të Gjilanit. Stadiumi, teatri, palestra e infrastruktura e rinisë, janë disa programe që do të punojmë së bashku”, ka thënë pas takimit, kryetari Haziri.

Ai ka shfaqur besimin që ministra Dumoshi do t’i avancojë edhe më shumë tre sektorët e mëdhenj, në kuadër të kësaj Ministrie.

“Ka qenë insistuese që kjo Ministri të mos shkrihet, për shkak të interesit të kulturës, rinisë dhe sportit”, ka thënë Haziri.

Kurse, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ka shfaqur konfirmimin për investimet në fushat e përmendura.

UBT

“E njoftova kryetarin që do të ketë investime në stadiumin e qytetit sipas standardeve të UEFA, në përfundimin e palestrës e sporteve në Zhegër, disa investime në palestrën “Bashkim Selishta –Petriti dhe investimet e nevojshme në teatër”, ka thënë Dumoshi.

Ajo ka surprizuar Hazirin, teksa ka konfirmuar se shumë shpejtë do të fillojnë me ndërtimin e dy fushave të tenisit.

“Kështu që, kryetar, gjejeni sa më shpejtë vendin për ndërtimin e këtyre fushave”, theksoi ministrja Dumoshi.

Pas takimit, Haziri e Dumoshi, kanë vizituar teatrin e qytetit dhe stadiumin e qytetit, ku në këtë të fundit, po vazhdojnë punimet e rindërtimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.