UBT

Dumoshi ia dorëzon Lutfi Hazirit vendimin për vendosjen e “Flakës së Janarit” në trashëgiminë shpirtërore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vigjilje të 30-vjetorit të manifestimit kulturor e mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2021”, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ia ka dorëzuar vendimin kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për futjen e këtij manifestimi në trashëgiminë shpirtërore. Këtë vendim, Dumoshi e quajti lajm të madh për Gjilanin, duke uruar që ky manifestim të jetë i gjallë sa është jeta njerëzore.

“Sot kemi ardhur me një lajm të mirë në Gjilan. Meqë është bërë për 29 vjet një traditë e manifestimit “Flaka e Janarit”, e cila përmban katër shtylla kryesore, sot jam shumë e nderuar që po ia dorëzoj kryetarit Haziri vendimin për futjen e “Flakës…” në trashëgiminë shpirtërore. E gëzoftë Gjilani dhe uroj që ky manifestim të jetë gjithmonë i gjallë sa është jeta njerëzore sepse me anë të këtij manifestimi, janë nderuar shumë emra të mëdhenj të kombit tonë”, ka thënë Dumoshi.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar ministren Dumoshi për vendosjen e “Flakës…” në listën e trashëgimisë shpirtërore.

Ai tha se kjo është mirënjohja më e madhe që i jepet Gjilanit, duke shtuar se rangohet me mirënjohjen që Parlamenti Europian ia ka dhënë me epitetin “Qytet i Paqes” dhe në rrafshin e mirënjohjes kolektive të Presidencës së Kosovës si “Qytet i Lirisë”.
“Për 30 vjet, burra e gra në Gjilan, në ditët më të vështira dhe në ditë të mira, janë gjunjëzuar para veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët i kanë dhënë këtij vendi ditën e bardhë të lirisë. Janari kudo është ‘muaj i vdekur’, vetëm ne bëjmë përjashtim sepse më 11 janar, në ditën e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, fillojmë me këtë manifestim dhe i përfundojmë aktivitetet më 31 janar, në nderim të të rënëve përmes vlerave kulturore’, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se ky vendim e bën të mundur që ky manifestim të njihet nga të gjitha gjeneratat e ardhshme.

Ndërkohë, në këtë ngjarje është bërë promovimi i trashëgimisë kulturore përmes pikturës, nga ana e nxënësve të shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”.

Në këtë ngjarje është vlerësuar lartë vepra e poetit e kritikut të madh letrar, Ramadan Musliu, i cili ndërroi jetë ditë më parë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.