Fundamenti

Dummer: Mos keni frikë nga impianti, çdo ditë e humbur, është humbje për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gerhard Dummer ka një përvojë të gjatë në trajtimin e ujërave të zeza dhe është një kohë të gjatë në Gjilan si pjesë e bordit ekzekutiv në “Eco – Higjiena”. Unë jam gëzuar kur dëgjova se Gjilani mund të bëhet ës shpejti me impiantin për ujërat e zeza, është një lajm shumë i mirë thotë ai.

Gerhard Dummer i cili është nga Austria si pjesë e kompanisë “Eco – Higjiena” ka një kërkesë për të gjithë ata që në forma të ndryshme mund ta pengojnë projektin e impiantit për ujërat e zeza.

UBT

“Edhe unë si qytetar dhe shtetas austriak kam pasur dilemat e mija në fillim qysh para 40 vitesh. Por me kohë u kuptua se impianti ishte mënyra e vetme për ta eliminuar kundërmimin dhe tani situata është krejt ndryshe. Duhet të jeni të lumtur nëse ndërtimi i impiantit bëhet realitet sepse sa më shpejt që realizohet, aq më mirë është për Gjilanin dhe banorët e saj” tha Dummer.

Dummer thotë se ata që e pengojnë këtë projekt në forma të ndryshme gabojnë rëndë sepse në pyetje është ardhmëria e një qyteti më të pastër.”Impianti nuk e rrezikon askënd, përkundrazi jeta bëhet më e sigurt dhe më pak e dëmshme për popullatën” tha Dummer./rajonipress/