Eko Higjiena

Dukuri shqetësuese të shtënat me armë zjarri, nga veturat në lëvizje

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kohëve të fundit në Komunën e Gjilanit janë shënuar disa raste të shtënave me armë zjarri nga veturat në lëvizje.

Në rrugën “NATO 99”, në Gjilan ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri.

Hidromorava

Njësitë policore në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale, kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është në hetime dhe është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./rajonipress/