Duke ikur nga policia, godasin murin e betonit
Kamenicë – Në fshatin Berivojcë, të Kamenicës dy të dyshuar meshkuj shqiptarë gjersa ishin duke lëvizur në rrugë me veturën “Jugo” kanë tentuar që t’i ikin patrullës policore dhe në ikje e sipër kanë goditur një mur betoni.
Njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa njëri është arrestuar, ku për të cilin ekziston edhe urdhërarrest. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën korrektuese në Lipjan.
Rreth orës 18:54 i dyshuari i dytë është paraqitur në stacionin policor dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


