Duke bërë vozitje të pakujdesshme godet këmbësorin

Gjilan – Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan raportohet për një aksident trafiku me lëndime në mes të një veture me ç’rast dyshohet se duke bërë vozitje të pakujdesshme e godet këmbësorin mashkull kosovar, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS