Dukagjin Leka : Do të japi maksimumin për ta konsoliduar Universitetin e Gjilanit
Gjilan – Dukagjin Leka është shumë aktivë edhe në shoqërinë civile, ku ai ka arritur që të dërgoj jashtë Kosovës shumë të rinj dhe student për trajnime nga lëmi të ndryshme, e gjithashtu ka sjellë në Kosovë me anë të shumë projekteve të rinj nga vendet e Bashkimit Evropian, me qëllim që të njoftojë qytetarët e BE-së me Kosovën, e sidomos të rinjët. Dëshira e tij është që të kontribuojë edhe më tutje në konsolidimin e Universitetit Publik të Gjilanit, për të cilën kauzë është i përkushtuar shumë.
Dukagjin Leka është një kuadër i ri dhe i dëshmuar. Gjilani tani ka edhe një doktor shkence më shumë derisa interesi i tij janë E Drejta Ndërkombëtare, Organizatat Ndërkombëtare, të Drejtat e Njeriut, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, etj.
Leka thotë se meqë i ka këto afinitete dëshiron që me të gjitha kapacitetet e tija të japi kontributin për të konsoliduar dhe avancuar edhe më shumë jetën arsimore e shkencore në Universitetin Publik të Gjilanit.
Kush është Dukagjin Leka
Dukagjin Leka ka lindur me 01 Tetor 1979 në Gjilan. Ai shkollën fillore e kreu në Gjilan, në shkollën fillore “Selami Hallaqi” me sukses shembullor.
Në vitin 1994 u regjistrua në shkollën e mesme të Gjimnazit Matematiko – Natyror “Zenel Hajdini” në Gjilan. Ai si nxënës shembullor në shkollën e mesme, arriti që me një grup nga klasa e tij të fitojnë vendin e parë në gara të lëndës së Matematikës, Fizikës dhe Gjeografisë që organizoheshin nga Gjimnazi “Zenel Hajdini”. Si nxënës i shkëlqyeshëm dhe shembullor ai u përzgjodh nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” për një vizitë studimore në Shqipëri në vitin 1997. Ai në vitin 1998 me sukses shembullor përfundoi Gjimnazin në Gjilan.
Në vitin shkollor 1998-1999, Dukagjini regjistroi Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, por për shkaqe të luftës në Kosovë ai filloi studimet vetëm pas Qershorit të vitit 1999.
Në vitin 2000-2001, Dukagjini ndjek një kurs njëvjeçar për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, duke paraqitur që në fillim interesin e tij për të Drejtat e Njeriut dhe raportet e shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në vitin 1999 pas vendosjes së Misionit të OKB-së në Kosovë – UNMIK, Dukagjini fillon punën me këtë mision dhe për të cilin punon deri në fund të Janarit të vitit 2010.
Në vitin 2004, Dukagjini përfundon studimet e tij në fakultetin Juridik, duke marrë gradën si Jurist i Diplomuar.
Në vitin 2004 ai regjistrohet në fakultetin e Filozofisë, gjegjësisht në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.
Në fillim të vitin 2006, Dukagjini regjistron poashtu studimet Master në Fakultetin Juridik, Drejtimi Ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës.
Poashtu në këtë vit, Dukagjini si student i dalluar, fillon një praktikë gjashtë-mujorë pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, gjegjësisht pranë zyrës për Integrime Evropiane, Zyrës Ligjore dhe zyrës për Marrëdhënie regjionale, duke shprehur shumë interesim për këto fusha, e të cilën praktikë e përfundon me mjaftë sukses.
Në vitin 2007, Dukagjini si student i dalluar në Departamentin e Shkencave Politike, përzgjidhet për një praktikë një-mujore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, të cilën praktikë e përfundon me mjaft sukses.
Poashtu në këtë vit, Dukagjini diplomon në fakultetin e Filozofisë, Departamentin e Shkencave Politike me sukses të dalluar.
Në vitin 2009, Dukagjini poashtu diplomon në studimet e tij post-diplomike Master, në drejtimin Ndërkombëtar, pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, me temën “Siguria Kolektive sipas OKB-së”.
Gjatë gjithë kësaj periudhe 10 vjeçare, Dukagjini ka qenë shumë aktivë në shumë projekte të shoqërisë civile si në Kosovë e poashtu jashtë saj.
Në fillim të Shkurtit 2010, Dukagjini fillon punën me misionin Evropian për Rend dhe Ligj në Kosovë – EULEX, në të cilin mision punon edhe sot e kësaj dite.
Ai në vitin 2010, në kuadër të Programit të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Edukim të Lartë dhe Amerikan Council, ai përzgjidhet si një kandidatë për të marrë pjesë në programin “Emerging Young Professionals/Angazhimi dhe rritja e profesionistëve të rinjë në Kosovë”, projekt i cili u realizua në Washington dhe Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2011, Dukagjini merr pjesë edhe një sesion studimi në Këshillin e Evropës dhe në Gjykatën Evropianë për të Drejtat e Njeriut.
Në vitin 2011 ai gjithashtu merr pjesë në një trajnim në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me të drejtat e njeriut, gjegjësisht në Londër dhe Bradford.
Dukagjini ka qenë shumë aktivë edhe në trajnime profesionale në Kosovë, siç janë Shkolla për Integrime Evropiane, Shkolla dimërore për integrime Evropiane në kuadër të Universitetit të Prishtinës, Shkolla verore e Universitetit të Prishtinës, Akademia Diplomatike Shqiptare, Akademia Politike, pastaj Shkolla Politike e shumë trajnime tjera të mbajtura në regjion dhe në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.
Dukagjini në vitin fillim të vitit 2012 fillon studimet e tij të Doktoraturës pranë Universitetit Publik të Tiranës, gjegjësisht në Institutin e Studimeve Evropiane, drejtimi Institucione dhe Legjislacion Evropian, në të cilin diplomon me sukses të dalluar me 28 Maj të vitit 2015, me temën “Misioni i Bashkimit Evropian për Rend dhe Ligj në Kosovë – EULEX”, duke marrë titullin Doktor i Shkencave.
Nga viti 2013, Dukagjini është angazhuar si asistent dhe në vitin e fundit edhe si Profesor, pranë Universitetit Publik të Gjilanit, në lëndët ndërkombëtare, duke treguar një përkushtim dhe një rezultat shumë të mirë me punën me studentë, për të cilën ka marrë edhe shumë mirënjohje nga edhe vetë studentët që studiojnë në këtë universitet.
Gjatë kësaj periudhe të studimeve të Doktoraturës dhe të angazhimit të tij në Universitetin e Gjilanit, Dukagjini ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore rajonale dhe ndërkombëtare, duke vazhduar edhe më tutje me konsolidimin e tij në aspektin profesional e poashtu edhe shkencor.
Ai tani ka publikuar 9 artikuj shkencorë, kryesisht nga lëmia juridike dhe politike ndërkombëtare.
Ai është njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze dhe Serbo-Kroate dhe ka njohuri bazike të Gjuhës Frënge.
Dukagjini është shumë aktivë edhe në shoqërinë civile, ku ai ka arritur që të dërgoj jashtë Kosovës shumë të rinjë dhe student për trajnime nga lëmi të ndryshme, e gjithashtu ka sjellë në Kosovë me anë të shumë projekteve të rinjë nga vendet e Bashkimit Evropian, me qëllim që të njoftojë qytetarët e BE-së me Kosovën, e sidomos të rinjët.
Dëshira e tij është që të kontribuojë edhe më tutje në konsolidimin e Universitetit Publik të Gjilanit, për të cilën kauzë është i përkushtuar shumë.
Interesi i tij janë E Drejta Ndërkombëtare, Organizatat Ndërkombëtare, të Drejtat e Njeriut, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, etj.
Dukagjini është edhe një Doktor i Shkencave i ri që i shtohet qytetit të bukur të Gjilanit./rajonipress/


