UBT

Dukagjin Gorani: Qeveria Kurti është e detyruar ta pranojë kompromisin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Njohësi i çështjeve të dialogut, Dukagjin Gorani, po vlerëson se Qeveria Kurti, është e detyruar të pranojë kompromise në çështjen e përmbylljes së marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Madje ai thotë në Rubikon me Adriatik Kelmendin se nëse nuk ka ndonjë ofertë tjetër, nga ndërkombëtarët do detyrohen ta pranojnë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, njofton Klan Kosova.

”Kjo Qeveri është e detyruar ta pranojë kompromisin edhe në mungesë të opsioneve të tjera, me e pranu Asociacionin”.”Natyrisht ky s’është fundi i tërë procesit”.”Çfarëdo zgjidhje në Bruksel duhet ta ketë mbështetjen e Kuvendit. Aty duhet dy të tretat”.

GRANDEMALL

”Prej diskutimeve të hershme të opozitës parlamentare shihet që ata se kanë ndërmend të jenë në këtë proces. Por krejt ne e dimë procedurën edhe rutinën qysh Bashkësia Ndërkombëtare më në fund e ndërton një diskurs edhe hegjemonizues por edhe nënshtrues që është i nevojshëm”.

”E kemi parë edhe më herët, edhe gjatë procesit të Demarkacionin, partitë parlamentare opozitare që përbehen edhe sot që se kanë ndërmend të shkojnë ta formojnë Asociacionin, do të detyrohen përmes ndikimeve ndërkombëtare që ta çojnë dorën e të arrijnë dy të tretat, mu bë ndryshimet kushtetuese e me formu Asociacionin”.

Këto 8 vjet, janë humb. Kjo punë ka mund të kryhet shumë më herët. Mirëpo të ish kry para tetë vjetësh, se kishim pasur këtë cirkuz pushtetor. E kemi pasur një dramë të pushimeve e ndryshimeve të pushtetit. Nuk ka ndejtë kot ky vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.