Fundamenti

Duka tregon se ia kishte ofruar Besnik Hasit ekipin kombëtar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Qe afro dy dekada, Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk drejtohet nga një trajner vendas. Kjo shpesh ka nxitur reagime nga tifozët kuqezi, të cilët jo rrallëherë kanë sugjeruar emra të trajnerëve shqiptarë.

Ilir Daja është njëri prej tyre, teksa kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka treguar se para mbërritjes së Gianni de Biasit, ia ofroi ekipin kombëtar trajnerit Besnik Hasi.

Megjithatë, në një intervistë në “Ora Sport” në Rtv Ora, Duka ka shtuar se të ardhmes nuk i dihet dhe mund t’ia besojë shumë shpejt kombëtaren një shqiptari.

Uji Dea

“Para se të vinte De Biasi ne pothuajse ia kemi ofruar ekipin kombëtar, Besnik Hasit. Madje ishim në përfundim të marrëveshjes, por në atë kohë, Anderlecht i ofroi stolin e ekipit të parë dhe preferoi të qëndrojë në Anderlecht. Ky është një argument për të thënë se ne kemi menduar për trajner shqiptar. Kam menduar edhe për emra të tjerë, madje edhe kam diskutuar, por megjithatë kemi vendosur për këto emra”.

“Nuk mund të them se nuk do të ketë një trajner shqiptar në ekipin kombëtar. Pa përmendur emra ka trajner të mirë shqiptar që punojnë shumë mirë. Ka nga ata që punojnë, lexojnë, studiojnë, janë zhvilluar. Ka nga ata që janë ekspert që nuk lexojnë asgjë dhe koha i lë mbrapa si në çdo ambient dhe në komunitet tjetër. Jo vetëm Ilir Daja, por edhe shumë emra të tjerë mund të jenë të aftë të drejtojnë ekipin kombëtar”, ka deklaruar Duka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.