ARKATANA

Duka sqaron çështjen Broja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga ambientet e stadiumit Air Albania, presidenti i FSHF, Armand Duka ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për çështjen Armando Broja në sfidën me Anglinë, ndërsa skuadrës i ka vendosur notën 8.

Notë për kombëtaren? “Në futboll është fituesi i Kupës së Botës nuk merr 10, është e vështirë se vlerësimet janë subjektive. Por, me bindje nga 1-10, do t’i vendosja 8. Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner. Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është drejtor i këtij departamenti që ne na ka munguar më parë, këtë e kemi filluar me Febrari që është pjesë e stafit të Rejës. Po ashtu edhe me doktorët e kombëtares, është një projekt që nuk mund të ndërpritet. Nuk i marrim dot frytet për një vit, kjo kontratë përfundon në nëntor të vitit 2022 dhe kemi kohë.

United Hospital

Edhe në një familje ka debate, apo konflikte dhe kështu ndodh edhe me kombëtaren. Janë grumbulluar shumë futbollistë dhe në ndonjë rast ka debate, por ndonjëherë kur nuk je i lumtur është edhe mirë sepse ka ego. Kemi një ekip shumë të mirë, mendoj se kemi çuna të seleksionuar dhe janë të disiplinuar. Nuk ka një trajner apo president që nuk bën më të mirën, Broja nuk ishte me Anglinë sepse ishte i dëmtuar. Broja i është bashkuar skuadrës vetëm një ditë më parë dhe atë ditë është stërvitur i diferencuar”, u shpreh Duka. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.