Eko Higjiena

Duka për bashkëpunimin me Serbinë: Organizimi i Euros 2027 është një kompeticion i madh për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë për të zhvilluar Europianin e U-21 prej ditësh ka nxitur shumë reagime. të shumtë janë ata që nuk e pranojnë diçka të tillë, pasi sipas tyre nuk mund të bashkëpunojmë me armikun.

Në Asamblenë e Përgjithshme e Zakonshme 2024 të FSHF-së, Armand Duka, ka folur për këtë çështje, ndërsa ka theksuar se kjo është një mundësi e madhe për vendin tonë për të qenë mes më të mirëve. Hedhja e kandidaturës së bashku me Serbinë ishte e vetmja alternativë që Shqipëria të organizonte një kompeticion evropian.

Nga kjo sigurisht sipas tij Kombëtarja e Shpresave do të fitonte të drejtën të ishte i kualifkuar automatikisht në Euro-n 2027. Ndër të tjera nënzivoi se me Kosovën marrëdhëniet janë të mira dhe do të vazhdojnë mes tyre bashkëpunimet për zhvillimin e futbollit.

“Organizimi i Evrppianit U-21 është diçka e madhe për vendin tonë. Ne konfirmojmë futjen e Shqipërisë në hartat më të mira në Europë. Në këto kushte ekipin ynë kualifikohet në finalet e këtij kompeticione. Jemi menduar gjatë para se të bashkëpunojmë me Serbinë për Euron 2027.

FIDANISHTJA

Bashkëpunimet sportive janë shumë të rëndësishme në një periudhë si kjo. Luftat nuk janë më në filma dhe sporti është një mesazh paqeje dhe shumë i rëndësishëm. Ky është një mesazh europian që na bën më shumë euroianë.

Nuk zbehet nga mjaullimat e të tjerëve që kërkojnë të marrin vëmendjen. Qëndrimi im është konsekuent në lidhje me Kosovën. Unë kam bërë maksimumin tim për të mbështetur Kosovën, ku ajo nuk ishte pjesë e UEFA-s. Kam lubuar fuqishëm për njohjen e saj në UEFA dhe FIFA deri në pranimin me të drejta të plota. Marrëdhëniet janë më shumë se vëllazërore, që nga presidenti i parë, për të vazhduar me Vokrrin dhe tani me Ademin.

Të gjitha aktivitet të zhvilluara në Shqipëri kanë qenë në rezultate të larta dhe të gjthë janë larguar me përshtypjet më të mira dhe dëshirën për t’u rikthyer sërish”, ka theksuar ndër të tjera Duka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.