ARKATANA

Duka kritikon lojtarët e Kombëtares

/ 2 minuta lexim
HW

Armand Duka ka kritikuar paksa lojtarët pas ndeshjes me Katarin ku Shqipëria fitoi 3:1. Shqipëria e nisi keq miqësoren ndaj Katarit duke pësuar gol në minutën e dytë të ndeshjes, por që më pas përmbysën gjithçka për të triumfuar në fund 3:1.

Në një intervistë për sajtin zyrtar të FSHF’së, Armand Duka, kritikoi lojtarët paksa për golin e pranuar që në minutën e dytë ndaj Katarit, duke thënë se në Evropian askush nuk t’i fal gabimet.

“Fillimisht, ajo që dua të theksoj është se gabime si ai që solli golin e parë, me fillimin e ndeshjes, janë të pafalshme. Loja fillon dhe përfundon, kur sinjalizon gjyqtari. Mungesa e vëmendjes ndëshkohet dhe në Europian askush nuk ti fal gabimet”, deklaroi fillimisht Presidenti i FSHF’së.

Uji Dea

“Në pjesën e parë pas golit të Katarit, reaguam mirë. U përpoqëm dhe e vumë nën presion kundërshtarin, duke krijuar raste për shënim, duke punuar mirë, veçanërisht në krahun e majtë, nga ku rrezikuam shumë herë. Në pjesën e dytë, nuk morëm në dorë kontrollin e lojës dhe kundërshtari, na vuri në vështirësi në mesfushë, pavarësisht se nuk `kishte kualitetin e duhur për të na goditur. Goli i Sadikut? I jashtëzakonshëm por duhet të luanim ashtu siç ai goditi”, shtoi ndër të tjera në prononcimin e tij Presidenti i FSHF’së.

“Sigurisht që ishte një ndeshje miqësore dhe jam informuar që skuadra i ka këmbët e rënduara, sepse gjatë gjithë javës ka punuar me ngarkesa. Por, unë do të kërkoja më shumë impenjim dhe përqendrim nga grupi. Ne duhet të japim gjithmonë maksimumin, në mënyrë që të kemi rezultat. Shpresoj shumë që kjo ndeshje të na ketë shërbyer për të korrigjuar. Fitorja, ato gjithmonë janë të rëndësishme për moralin. Por duhet të nxjerrim më shumë konkluzione nga kjo ndeshje”, përfundoi Duka. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.