UBT

Duka i sigurt që Shqipëria fiton në tavolinë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga marrja e vendimit për takimin Serbi – Shqipëri, kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar gjithçka që pret nga drejtësia e UEFA-s.

Edhe pse ndodhet në Zvicër së bashku me këshilltarët dhe avokatët e huaj që do ta përfaqësojnë kombëtaren kuqezi, Duka sqaron edhe një herë se prania e tyre në këtë komision disipline është e tepërt.

“Ne nuk duhet të ishim fare në këtë komision. Në Komisionin e Disiplinës duhet të ishte Serbia dhe rezultati duhet të ishte në favorin tonë, pa pasur nevojë fare për këtë komision”, shprehet Duka, në një intervistë për Top Channel.

Ai sqaron edhe një herë se të gjitha relacionet e zyrtarëve të ndeshjes kanë qenë në favorin e Shqipërisë, pasi të gjitha shkruajnë gjithçka ndodhi për ndërprerjen e ndeshjes dhe më pas pamundësinë për t’u riluajtur. Ndërkohë që fjalisë së gjyqtarit që mund të rifuteshin në fushë, Duka thotë se gjithçka ka qenë e qartë për pamundësitë e shumta që kishim për t’u rikthyer në fushën e lojës. Por, nëse mbetemi tek sporti, presidenti Duka është i bindur se ne do të marrim 3 pikët.

Mobi Casa

“Jam i sigurt që do të jetë një gjykim i bazuar në rregullore. Nuk mendoj gjë tjetër përveçse një rezultat në tavolinë për ne. Nëse vendimi do të ndikohet politikisht, atëherë unë nuk mund ta parashikoj politikën”, theksoi presidenti i FSHF-së.

Megjithatë, për çdo rast, pala përfaqësuese e Shqipërisë në Komisionin e Disiplinës së UEFA-s e ka një plan B: “Apelim në Komisionin e Apelit në UEFA”.
Ndërkohë, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, vazhdon të mbajë të akullta marrëdhëniet me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që vetë Duka thotë se me sa ka lexuar mes rreshtave të deklaratave të Platinisë, ai nuk ka mbajtur një kah të caktuar, thjesht është distancuar nga dhuna dhe ka mbrojtur institucionin që përfaqëson.

“Me Platininë nuk kam pasur kontakte. Thjesht kemi dorëzuar në mënyrë institucionale në UEFA dokumentet tona”, shpjegon Duka.
Por, a mund të konsiderohet ende Michael Platini një mik i shqiptarëve dhe i presidentit tonë pas kësaj ngjarjeje dhe pas qëndrimeve të tija publike, ku mes dhunës së Beogradit ka përfshirë edhe përfaqësuesen tonë?

“Nuk është i njëanshëm në këtë çështje, nuk më shkon në mendje kjo gjë. Mendoj se interesi i tij është të jetë i paanshëm pasi ai kërkon mbarëvajtjen e garës. Raportet mbeten si më parë”, theksoi Duka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.