RCCOLA

Duka i merr me vete De Biasin e Canën në Lozanë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Armand Duka ka deklaruar se pret një gjykim objektiv nga Gjykata e Arbitrazhit për çështjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e cila do të gjykohet në KAS më 17 prill. Presidenti i FSHF-së ka bërë me dije edhe përgatitjet për seancën dëgjimore dhe anëtarët e delegacionit shqiptar që do të jenë në këtë seancë.

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës është shumë i rëndësishëm. Shpresoj që të kemi një gjykim sa më objektiv dhe sa më të favorshëm për Shqipërinë.

Kemi marrë masat që të përgatitemi sa më mirë. Në seancë do të jetë i pranishëm avokati ynë, unë, trajneri De Biasi, kapiteni dhe specialistë të fushës. Shpresoj në një vendim pozitiv”, ka deklaruar Duka.

Uji Dea

Sipas numrit një të institucionit të futbollit, është një vendim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë në kualifikuese. Ai ka shprehur besimin e tij të plotë se gjithçka do të flasë në favor të Shqipërisë.

I pyetur në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen Mali i Zi-Rusi, Duka sqaroi se ky do të jetë një subjekt që do të përdoret për të treguar se është vepruar me dy standarde nga i njëjti institucion.

“Vendimi i UEFA-s për Rusinë është një argument që ne do ta paraqesim. Do t’i bëjmë me dije KAS-it se vendimi i marrë për Rusinë tregon një qëndrim me dy standarde. Ngjarjet e Malit të Zi ishin shumë pak më të rënda se ato të Serbisë që përjetuam ne. Besoj se duhet ta marrin parasysh si një precedent që do të shërbejë në favorin tonë”, ka përfunduar Armand Duka në deklaratën e tij përballë gazetarëve, ditën e djeshme në ambientet e FSHF-së. /Zëri/