RCCOLA

Duhet të votohet Qemajl Mustafa dhe PDK-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në takimin elektoral të PDK-së me nëndegën XI, ku merrnin pjesë Shefi i Shtabit Zgjedhor, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan Izmi Zeka dhe anëtar të tjerë të shtabit zgjedhor, u tha se duhet të votohet kryetari Qemajl Mustafa dhe PDK për zhvillimin dhe prosperimin e Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast në fjalën e tij Izmi Zeka ka thënë se interesi i zhvillimit të Gjilanit është vota për Qemajl Mustafën dhe PDK-në, sepse oferta jonë për Gjilanin është oferta për të mirën e të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

Ai ka thënë se edhe sa i përket listës kandiduese për asamblenë komunale, PDK ka njërës tashmë të dëshmuar dhe të cilët duhet të votohen për t’i shtyrë edhe më tej proceset përpara.

Zeka ka thënë se PDK është duke prekur fitoren, falë masovitetit të qytetarëve që përditë po i bashkohen PDK-së dhe Qemajl Mustafës.

Hidromorava

Ai tha se deri më tani kemi zhvilluar garën në mënyrë demokratike duke prezantuar para qytetarëve zhvillimet e mëdha pozitive që kanë ndodhur në Gjilan nga ardhja e PDK-së në krye të qeverisjes me kryetarin Qemajl Mustafa.

Të pranishmit i kanë përshëndetur dhe përgëzuar për aktivitetin dhe punën e madhe që po e bëjnë në terren aktivistët e kësaj nëndege, Shefik Surdulli dhe Agron Leka.

Kandidat për këshilltar komunal nga kjo nëndegë është Bashkim Shala, i cili pret mbështetje të fuqishme nga elektorati i kësaj nëndege. /rajonipress/