ARKATANA

“Duhet të shkohet në zgjedhje, variant tjetër s’ka”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pavarësisht se nuk po ndërmarrin asnjë hap konkret që do të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme, zyrtarët e LDK-së nuk po rreshtin së kërkuari zgjedhje të parakohshme.

Ndonëse partitë politike ishin dakorduar qysh në muajin prill që ta vazhdonin ciklin e tryezave, takimi i radhës që pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike ende nuk dihet se kur do të mbahet.

Zyrtarë të AAK-së, të cilët do të jenë nikoqirë të takimit të pestë, i kanë thënë gazetës “Zëri” se tryeza e radhës do të duhej të mbahej për dialogun Kosovë – Serbi, porse meqë ende nuk është arritur ndonjë konsensus i brendshëm rreth kësaj teme takimi në fjalë është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e LDK-së, të cilët e kishin nisur praktikën e tryezave me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kanë pohuar se ende vazhdojnë të mbeten për opsionin e zgjedhjeve.

Por ndonëse kishin paralajmëruar se do ta organizonin edhe një tryezë në fund të ciklit, nga LDK-ja kanë thënë se ende nuk është diskutuar rreth kësaj çështjeje, shkruan më tutje “Zëri”.

Hidromorava

“Do të takohemi si kryesi dhe të vendosim, të shohim se si do të vazhdojmë tutje. Nuk e kemi diskutuar. Ende nuk kemi marrë qëndrim”, ka deklaruar ai.

Megjithëkëtë, Rugova ka thënë se LDK-ja mbetet akoma pro opsionit të zgjedhjeve.

“Ne e kemi prezantuar qëndrimin tonë dhe ai qëndrim yni është ende. Ne presim dhe besoj e jam shumë i bindur që duhet të shkohet në zgjedhje, tjetër variant nuk ka”, ka nënvizuar ai.

Porse, i pyetur se sa është e mundur shkuarja në zgjedhje kur opozita nuk i ka numrat, Rugova ka vlerësuar se kjo është një temë krejtësisht tjetër.

“Sa është e mundur, është një çështje krejt tjetër, ende nuk kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm, ende është ai qëndrim yni si kryesi që e kemi prezantuar para opinionit”, ka potencuar ai./Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.