Uji Dea

Duhet të ndihmohen proceset në Luginë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri dhe deputeti popullor, Riza Halimi kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Turqisë, Memet Kemal Bozay, me përfaqësuesit e Organizatës Turke për Zhvillim dhe Rindërtim TIKA. Gjithashtu janë takuar edhe me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek.

Beqiri dhe Halimi ngritën shqetësimet rreth problemeve në Luginën e Preshevës si dhe hapat e ndërmarr nga arterët në terren.

“Ambasadorin Bozay e njoftuam me dokumentet e drejtuara Qeverisë e që pritet të bëhen bisedimet për Masat urgjente që duhet të ndërmarr qeveria në Beograd për përmasimin e pozitës së shqiptarëve” theksoi Beqiri duke shtuar se “miqtë tanë ndërkombëtar si ambasadori Turqisë shpreh gatishmëri që të ndihmoj këtë proces”.

Beqiri theksoi se “përveç kërkesës sonë për investime turke në Luginë, kërkuam edhe prani më të madhe të studentëve nga Lugina në universitetet turke” dhe shtoi se “ temë e veçantë e këtij takimi ishte edhe hapja e objektit shkollor të shkollës “Muharem Kadriu” në Tërnoc”.

Eco Higjiena

Ndëras komisioneri Volebek përkrahi përkushtimin e faktorëve politik të Luginës për t’i zgjidhur çështjet e hapura përmes dialogut. “Vlerësoj lartë rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si mekanizëm për zbatimin e ligjeve përkatëse të mbështetura në konventat evropiane e posaçërisht në arsim dhe kontributin e dhënë për ngritjen e arsimit të lartë për shqiptarët “.

Beqiri çmoi lartë kontributin e OSBE-së e në veçanti edhe të vetë komisionarit Volebekt i cili ishte angazhuar edhe personalisht në hapjen e fakultetit në Bujanoci sikur edhe në realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve.

“Ambasadori është i vendosur që shkolla do ë hapet në fillim të vitit shkollor, dhe krahas hapjes do të jenë të ftuar personalitete të larta i ministri i arsimit Serbisë, ministri i arsimit të Turqisë, përfaqësuesit e pushtetit lokal, Trupi Koordinues, por gjatë kësaj ceremonie pritet të marrin pjesë edhe një numër i biznesmenëve nga Turqia e që duan ta vizitojnë Luginën dhe shohin se a kanë hapësirë për investime” përfundon Beqiri.