Hidromorava

Duhet një marrëveshje politike për zgjedhje të reja në veri”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e Grupit Punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ që të caktojë procedurat për iniciativën e qytetarëve që të largohen kryetarët e komunave veriore nga detyra. Pavarësisht formës se si mund të shkohet në zgjedhjet komunale në veri të vendit, politologët thonë se duhet një marrëveshje politike për këtë.

“Peticioni i qytetarëve për largimin e kryetarit” duket të jetë opsioni i qeverisë, për t’u mbajtur zgjedhjet në veri të vendi. Për këtë qëllim, qeveria ka marrë vendim për caktimin e grupit punues i cili do të nxjerrë udhëzim administrativ për këtë çështje.

Politologu, Nexhmedin Spahiu thotë se nuk ka rëndësi nga vije iniciativa për shkarkimin e kryetarëve, por, është e rëndësishme që të mblidhen nënshkrimet.

“Nuk ka rëndësi, nga vije iniciativa, me rëndësi është nëse mund të mblidhen nënshkrimet e qytetarëve për rrëzimin e kryetarëve , apo, jo!? Fakti që Qeveria po inicion në këtë –don ta përshpejtojë procesin dhe është në ndihmë të saj. Prandaj është një përgjigje për BE-në për zgjedhje të tjera”, th ai.

Në anën tjetër politologu serb, Ognjen Gogiq, thotë për RTK-në se nëse ka vullnet për zgjedhje të reja atëherë është gjetur mënyra për t’i shpallur ato. Por fillimisht duhet të arrihet marrëveshje ndërmjet partive politike serbe e shqiptare.

Hidromorava

“Zgjedhjet e reja në katër komuna në veri të Kosovës mund të arrihen vetëm me marrëveshje ndërmjet partive serbe dhe shqiptare që zgjedhjet e reja të jenë dalje nga kriza që po vazhdon prej disa muajsh në veri të Kosovës. Nëse ka pasur vullnet për zgjedhje të reja, atëherë është gjetur mënyra për t’i shpallur ato”, tha ai.

Edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se para se të vendoset për zgjedhje të reja, “duhet të gjendet një marrëveshje politike”, pasi sipas saj, mospjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhje do të sjellë të njëjtën situatë sikur pas zgjedhjeve të prillit

Në anën tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është do të organizojnë sërish zgjedhjet në katër komunat veriore të vendit, kurdo që i kërkohet nga institucionet përgjegjëse, i tha Radio Kosovës zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Ndryshe, kundër vendimit administrativ rrjedhimisht këtij opsioni për mbajtjen e zgjedhjeve, ka reaguar vetë kryetari i Zubin Potokut, Imri Zeqiri. Ai nuk e preferon këtë metodë dhe thotë se do të jetë e pasuksesshme.