Mobi Casa

Duhet durim deri te zbatimi i marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se deri të zbatimi i plotë i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet durim, kohezion nacional dhe koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Kuçi ka thënë se, Serbia s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Ai ka thënë se, përpos zbatimit marrëveshjes, s’ka alternativë tjetër në këtë proces. “Zbatimi i marrëveshjes nuk ka alternativë, sepse kjo marrëveshje tashme është nënshkruar me garantues dhe mbështetje ndërkombëtare, të shteteve më me ndikim në botë, sidomos në atë pjesën ku synojmë të jemi”, ka thënë Kuçi për “Epokën e re”.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se, pavarësisht se mund të ketë tendenca nga Serbia për të mos e zbatuar marrëveshjen, ai është optimist se marrëveshja do të zbatohet ashtu siç janë pajtuar palët në Bruksel.

Eco Higjiena

“Historia njeh raste të shtyrjeve të marrëveshjeve në implementim dhe tendencave për shmangieje, por nuk njeh raste të tilla që ndonjë palë është shmangur dhe ka kaluar pa pasoja apo thënë me pasoja edhe më të mëdha se çdo implementim dhe prapë janë detyruar ta implementojnë.

Serbia mund të ketë tendenca të tilla, por e njeh edhe një përvojë të tillë ndërkombëtare”, është shprehur Kuçi. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se duhet të kemi durim në zbatimin e kësaj marrëveshje. “Bashkësia ndërkombëtare nuk e jep as çmimin e as dënimin përnjëherësh. Në këto raste, deri te implementimi i plotë, duhet të kemi vëmendje, durim, kohezion nacional dhe koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Kuçi .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.