Hidromorava

Duhanxhinjtë jetojnë tetë vite më pak

/ 1 minutë lexim

Derisa vazhdimisht jemi të shoqëruar me mesazhe të shumta për lënien e duhanit, shumë prej nesh nuk jemi ende të bindur në pasojat negative të tij.

Dhe, për t’ju bindur më shumë vjen edhe një studim i ri që nxjerr në pah pasojat e kësaj shprehie të keqe shëndetësore.

KKGJILAN

Një studim i fundit belg ka arritur në përfundimin se personat që pinë duhan mund të jetojnë deri në tetë vite më pak. Studimi, i cili ka analizuar mbi 30 mijë duhanpirës, po ashtu ka treguar se duhanpirësit duken gjashtë vite më të mëdhenj në moshë, krahasuar ata që nuk pinë duhan.

Mos harrojmë të përsëritim se duhani sjell edhe një varg dëmesh tjera në organizëm, që nga problemet e sistemit të frymëmarrjes, probleme të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, e deri te kancere të ndryshme. /Mjeku.Net/