ARKATANA

Duhanpirja mund të shkaktojë njolla të bardha në tru

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sipas një studimi të ri, duhanpirja shkakton njolla të bardha në tru dhe ato kanë efekte më të dëmshme sesa është menduar më parë.

Është e mundur që ju jeni njëri nga personat që keni pika të bardha në tru. Njerëzit e shëndoshë nuk janë të kursyer nga këto shenja, por personat e sëmurë janë më të rrezikuar nga to. Nëse pini duhan, gjasat rriten edhe më shumë.

Këto pika nuk vërehen pa u bërë një analizë e thellë e trurit. “Pikat e bardha janë të zakonshme me kalimin e moshës, por ato nuk janë të mira, sepse e bëjnë trurin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve”, thotë mjekja Asta Haberg.

Shenjat e bardha fillojnë në thellësi të trurit dhe më pas përhapen. Kjo gjetje i bën gjërat më shqetësuese. Shkencëtarët ende nuk e dinë pse shfaqen këto pika dhe ato vazhdojnë të jenë misterioze.

Mobi Casa

Megjithatë, shkencëtarët kanë filluar t’i mbledhin copëzat e mozaikut. “Duhanirja dhe shtypja e lartë e gjakut e rrisin rrezikun”, thotë mjekja Haberg.

Sëmundje të ndryshme të trurit, përfshirë demencën dhe pikën në tru, kanë më shumë gjasa të shfaqen në moshë më të shtyrë, ndërsa duhanpirja është më e pranishme tek mosha e shtyrë.

“Mbajtja e trurit në gjendje të shëndoshë mund t’i zvogëlojë efektet negative nga sëmundjet e tjera. Këshillimi i rregullt mjekësor në lidhje me shtypjen e lartë të gjakut dhe shmangia e duhanit janë të mira për trupin dhe trurin”, thotë Haberg, shkruan “Neuroscience”, transmeton Gazeta Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.