Fundamenti

Duhani dhe ligji

/ 9 minuta lexim

Nga Shefik Shkodra – Nuk e kam pas ndërmend të shkruaj për çështjen e aprovimit të këtij ligji dhe zbatimit të tij në praktikë. Lidhur me këtë do të shtoj “kusho”, si në vitet e më hershme, kur është marrë vendimi me ligj për mos përdorimin e duhanit në mjetet e transportit publik, kemi qenë pak skeptik se do të arrihet qëllimi. Megjithatë, është zbatuar në “përpikëri” edhe atëherë, dhe duhani nuk është përdorur më përmbi koka të foshnjave, as në hundët e atyre që nuk e pinë. Dhe kjo ka qenë një punë e mirë për të gjithë. Them se, as një herë e as tash, qytetarët tanë nuk janë të paarsyeshëm e të papërfillshëm kur është fjala për ligjet dhe zbatimin e tyre. Që do të thotë se, ata janë edhe të vetëdijshëm.

Vetëdija është më e madhe se ligji

Nuk e kam pas ndërmend të shkruaj për çështjen e aprovimit të këtij ligji dhe zbatimit të tij në praktikë. Lidhur me këtë do të shtoj “kusho”, si në vitet e më hershme, kur është marrë vendimi me ligj për mos përdorimin e duhanit në mjetet e transportit publik, kemi qenë pak skeptik se do të arrihet qëllimi. Megjithatë, është zbatuar në “përpikëri” edhe atëherë, dhe duhani nuk është përdorur më përmbi koka të foshnjave, as në hundët e atyre që nuk e pinë. Dhe kjo ka qenë një punë e mirë për të gjithë. Them se, as një herë e as tash, qytetarët tanë nuk janë të paarsyeshëm e të papërfillshëm kur është fjala për ligjet dhe zbatimin e tyre. Që do të thotë se, ata janë edhe të vetëdijshëm.

Urdhëresa me ligj

Duhani është përdor moti kohë. Si lëndë gjysmë narkotike apo narkotike, ka qenë e ndaluar të shpërndahet dhe të konsumohet. Është sanksionuar në mënyra të ndryshme më herët. Dënimet në fillim kanë qenë shumë të ashpra në disa vende. Vetëm e vetëm, të mos përdoret si diçka e anatemuar dhe shkencërisht si materie e dëmshme për shëndetin e njeriut. Sot duhani ka një rrjet të gjerë tregtar në gjithë botën.

Me këtë rast, çështja e tregtisë do të ishte e fundit për ndonjërin, por për disa që merren me të është çështje e parë. Edhe pa tregti e hoteleri s’bën. Do të shihet më së mirë në kohën e dimrit, si do ta zhvillojnë veprimtarinë restorantet dhe kafiteritë. Shteti edhe prej këtyre veprimtarive ka vjelë një pjesë të tatimit bukur të mirë.

Pas aprovimit të këtij ligji, në këto ditë na erdhi një shkresë nga komuna për ndalimin e duhanit nëpër institucione. Ka qenë ndaluar nëpër lokale në disa institucione, ka dy vite e më tepër, jo nga ndonjë detyrim sa nga dëshira e vetë individëve, pastaj edhe në mënyrë kolektive. Por, në atë shkresë shënon, që të mos pihet duhan as në kthina të veçanta. Përreth ndërtese e kudo të hiqen enët e hirit për duhan. Hë! kjo do të thotë, se, shumë prej atyre që e kanë pirë duhanin qe pesëdhjetë vite e janë rrit me të, nuk kanë mundur ta lënë edhe nëse është dashur realisht për shkak të shëndetit, tash me urdhër prej ligji duhet dosido ta braktisin! Diçka si e pamundur!
Diçka si tepër!…

Nuk bën të dalim qesharak me veprimet tona të para opinionit publik, duke u vetëkënaqur nëpër media, sikur i kemi rregulluar të gjitha punët. Sikur e kemi gjetur çelësin magjik dhe kemi arritur piedestalin e një standardi të jetës qytetare në përgjithësi, e në shëndetësi si veçanti, me nxjerrjen e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit.

Para pesë a gjashtë vitesh isha në Zvicër, lexova në shtypin ditor, se si ende nuk po mundet Parlamenti i tyre të vendos për mos pirje të duhanit në lokalet e mbyllura. Edhe te këta, në një pjesë të mirë të lokaleve (në disa kantone) nuk përdorej pirja e duhanit. Po, në disa kantone tjera nuk ishte ndaluar. Gjithsesi duhet ta përmendi se, nuk mund të barazohemi me të tjerët menjëherë. Ata kanë lënë edhe vendet ku mund të përdoret pirja e duhanit.

Mobi Casa

(Mos)Pirja e duhanit te ne

Janë të lidhura shumë sende me pirjen apo mospirjen e duhanit. Sociologët e psikologët duhet t’i njohin më mirë këto shkaqe, pse vjen deri te pirja e duhanit, gati shumica e popullatës kohëve të fundit. Sidomos një pjesë e brezit më të rinj. Edhe një pjesë e madhe e të rejave, që kjo nuk ishte dukuri në të kaluarën. Sigurisht, nga një dinamizëm i shpejtë i jetës, nga një stres me vrap për një vend shkollimi, për një vend pune, për një martesë të çiltërtë (secili, secila duke pas në mendje partnerin e vet); krahas kësaj edhe duke kërkuar me këmbëngulje një rehati ekonomike sociale, e cila është shumë e zorshme të arrihet sot te ne. Kështu, del që të përdoret edhe duhani me aq “prioritet” në masë. Madje edhe alkooli e droga, duke menduar se me përdorimin e tyre do të gjendet prehje shpirtërore. Pra, gjithnjë në ngutje në një ekstazë, por me ngulfatje e nga një perspektivë jo aq e mirë për pjesën më të madhe të qytetarëve tanë.

Ligjet dhe zbatimi i tyre i domosdoshëm jo veç për duhanin

Për ligje të respektueshme kemi nevojë të madhe, si për atë kundër korrupsionit, nepotizmit, kundër tregtisë me qenie të gjalla, kundër tregtisë me droga, e ndoshta këto dhe janë, por, duhet të zbatohen qind për qind. Më shkurt, çdo sferë e jetës shoqërore duhet të ketë ligjet e veta. Pra, me ligje mund të rregullohet ekzistenca e një shoqërie. Po, do të ishte shumë e nevojshme në parandalimin e shitjes dhe konsumit të drogave. Veprimi i shit-blerjes dhe i konsumimit të drogave do të duhej sanksionuar më ashpër se çdo gjë tjetër. Kjo do t’i mbronte fëmijët dhe të rinjtë tanë, të cilët deri në këto kohë nuk kanë qenë të rrezikuar siç janë sot.

Është mirë një ligj që është miratuar tashmë për reduktimin e duhanit në vende publike, së pari për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Për mbrojtjen e grave shtatzëna, por, edhe për mbrojtjen në përgjithësi të qytetarëve. Pra, për të gjithë, e sidomos për ata që e kanë vështirë të konsumojnë tym duhani nga të tjerët. Kështu, dëmi ishte gati më i madh për ata që ishin duhanpirës pasiv se sa për ata aktiv. Por, një diçka që nuk më le të qetë pa e thënë është se, Ministria e Shëndetësisë duket shumë e rreptë. Sigurisht, dikush që nuk e përdor duhanin shumë lehtë e ka të thotë, “leje more”! Si shkurt e me injorim. Në këtë mënyrë, domosdo duhet të respektohet ligji, por duhet, të nderuar, të ndahen njerëzit në dy grupe: ata që pinë duhan dhe ata që nuk e përdorin atë. Dhe, kjo ndarje mund të ndodh me grupe private e miqësie, por edhe me grupe zyrtare, kur bëhet fjalë për një punë që duhet të merret shumica me te, pavarësisht pinë e s’pinë duhan. Do të futet ndoshta edhe nëpër konkurse për vende pune, e pi duhanin, s’e pi (?), veç atëherë, kur s’ka nepotizëm. Duam t’i respektojmë në praktikë edhe ligjin për sigurimin shëndetësor, invalidor, për sigurimin social, etj. Ministria duhet ta shikoj si qëndron puna me QKUK, me spitalet rajonale. Për sa kohë ka të drejtë një person të ushtroj detyrën e një vendi udhëheqës. Ministria e Shëndetësisë duhet të shikoj çka po veprohet me barërat e sëmundjeve të rënda, kush po i shet ato që janë të sjella falas. Sa po u shiten pacientëve. Si po ruhen stoqe të mëdha nëpër vende të ndryshme, sa po kushton zhdukja e tyre, etj.

Ndoshta s’është veç duhani i dëmshëm

Cilido prej mjekëve gjatë konsultimeve për çështje shëndetësore, thotë se duhet të mos konsumohet duhani se vdekja vjen prej tij, apo i ndihmon shkatërrimit tërësisht të shëndetit të njeriut. Edhe në internet ka informacione për këtë. Kjo është shumë e vërtetë. Kemi dëgjuar dhe jemi të informuar për sëmundjet që mund t’u ndihmoj duhani. Absolutisht nuk është veprim i mirë pirja e tij. Është shumë e vërtetë që duhanpirësit mund t’i shfaqen ndryshime në organet e frymëmarrjes e në sistemin cardio-vaskular, por edhe pengesa të tjera.

Por, sigurisht ka edhe shkaqe të tjera që krijojnë dhe zhvillohen sëmundjet për vdekjen e njerëzve. Ministria e Shëndetësisë do të ishte mirë që të shikoj edhe më, pse disa të rinj 25, 30, 40 vjeçar po vdesin, duken të shëndoshë, nuk kanë pirë duhan kurrë as alkool?! A ka diçka tjetër që i shkakton këto sëmundje? Atëherë, nuk është e besueshme se, vetëm duhani qenka shkaktari i parë i vdekjes. Mirë, kjo është çështje profesionale. Dashtë Zoti e të arrijmë në shkencë diçka më tepër se që është vërtetuar kaherë. Ngjan ndoshta edhe diçka tjetër kundër shëndetit tonë. Po mirë, si e kemi ambientin në përgjithësi? A është uji nën kontrollin e ekspertëve? Ajri, a është i kontaminuar? Po ushqimi, a verifikohet dekontaminimi i tij ashtu si duhet, çdo artikull që hyn nga jashtë në Kosovë?…sa jemi të vetëdijshëm për një ambient të pastër në përgjithësi? etj.