FIDANISHTJA

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa reflektuar Serbia.

Dugolli ka thënë se Asociacioni është një tendencë për destabilizimin e Kosovës.

“Pa e njohtë de facto Kosovën, pa heq dorë nga pengesat që i bën çdo ditë. Pra ishim dëshmitarë edhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra nuk mund të ndodhë. Është e pakuptimtë që ne të ecim njëanshëm të zbatojmë ato që kërkon BE-ja, apo thënë më shkurt Serbia”, tha Dugolli, për RTV21, duke shtuar se Serbia përmes BE-së po kërkon zbatimin e Asociacionit.

I pyetur nëse e sheh Asociacionin si tendencë për ta destabilizuar Kosovën, Dugolli tha “patjetër”.

Eco Higjiena

“Nuk mund të ecet njëanshëm. Gjatë procesit [në dialog] Kosovës i është kërkuar shumë më shumë”, tha ai.

Duke folur për takimin e së mërkurës në Bruksel, Dugolli tha se kryeministri Kurti nuk pranon asgjë që është në dëm të Kosovës.

”Asgjë që është në dëm të Kosovës. Tentimi, qasja që të nxirret diçka nga marrëveshja bazë është e dëmshme për Kosovën”, tha Dugolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.