Fundamenti

Dugolli i LVV-së: Asociacioni e prish frymën e shtetit multietnik

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka thënë se krijimi i një Asociacioni etnik do ta prishte frymën e shtetit të Kosovës si shoqëri multietnike.

Gjatë një interviste në magazinën “Lajmet e Fundit”, Dugolli ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ku temë e pashmangshme është edhe tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Pakoja e Ahtisarit ka qenë kompromis shumë i madh për shqiptarët, por atëherë është thënë se edhe pse Kosova përbëhet prej një popullësie prej 93 përqind shqiptar duhet ta bëni një shtet me shoqëri multietnike. Prandaj, tentimi që është bërë me nënshkrimin e atyre marrëveshjeve në vitin 2013 dhe pastaj në vitin 2015 për t’u krijuar një Asociacion mbi baza etnike e prish atë frymë, e prish frymën e shtetit të Kosovës si shoqëri multietnike”, ka thënë Dugolli në televizionin publik.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk është duke bërë përpjekje t’ua marrë të drejtat minoritetit serb. “Ata kanë të drejta si askund tjetër. Ajo çfarë ne kërkojmë është se nëse Serbia tenton Asosicacionin, atëherë pse nuk e provon një gjë të tillë edhe në Serbi. Sepse nëse shihet në përqindje Serbia ka përqindje shumë më të lartë të popujve minoritarë që jetojnë atje dhe ata as përafërsisht nuk kanë të drejta si serbët në Kosovë“, ka shtuar Dugolli.

Ai po ashtu ka thënë se insistimi dhe diskursi i fjalorit të disa eksponentëve politikë se Asociacioni duhet të zbatohet ka qenë pozicion që e ka dëmtuar poizicionin fillestar të kryeministrit Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.