Dugolli: 1 tetori 1997 shënon fillimin e fundit të Serbisë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Me rastin e 20-vjetorit të protestës së vitit 1997, ish-lideri i Lëvizjes Studentore, Bujar Dugolli, ka thënë se kjo ngjarje duhet të zë vend meritor në historinë shqiptare.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se Lëvizja Studentore ka pasur rol historik në zhvillimet e përgjithshme në pavarësimin e Kosovës.

Fundamenti

Dugolli shprehet se deri më tani shteti nuk e ka trajtuar si duhet këtë ngjarje, por shton se kur do të ketë më shumë argumente historike, institucionet do t’i japin rëndësi më të madhe Lëvizjes Studentore dhe protestës së ’97-së e cila për të shënon fillimin e fundit të Serbisë në Kosovë dhe fillimin e çlirimit të Kosovës nga okupimi.