Hidromorava

Duel ‘kryeministrash’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mosballafaqimi në një debat kokë më kokë mes Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit e ka zhvendosur “luftën” e tyre në një skenë tjetër. Dy kandidatët për kryeministër po përdorin rrjetet sociale e intervistat nëpër mediume që krahas thumbimeve t’i tregojnë sovranit pse njëri vlen më shumë se tjetri. Analistët thonë se ky është vetëm fillimi i luftës nga distanca mes tyre.

Se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës është pyetja të cilën po provon që t’i përgjigjet secili qytetar i këtyre ditëve. E cili duhet të jetë ai këtë po provojnë ta dëshmojnë dy akterët kryesorë në këtë duel kryeministrash, Ramush Haradinaj si i nominuar nga koalicioni PAN për këtë pozitë dhe Albin Kurti nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Mobi Casa

Që të dy tashmë kanë nisur edhe haptazi ballafaqimin e tyre, duke thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale dhe përmes intervistave të ndryshme nëpër mediumet kosovare.

Në AAK thonë se Ramush Haradinaj edhe ligjërisht është i vetmi i cili ka të drejtë ta formojë Qeverinë. Ndërkohë në lëvizjen “Vetëvendosje” janë të bindur se Republikës së Kosovës i kthehet dinjiteti vetëm me Albinin si kryeministër. Analistët kosovarë vlerësojnë se përballja Haradinaj-Kurti do të intensifikohet edhe më tej me kalimin e ditëve. Sipas tyre, të dy kandidatët nuk do ta kursejnë as gjuhën e ashpër deri në momentin që në lojë do të hyjë presidenti Thaçi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.