UBT

Duda Balje zbulon detaje të bisedës me Fatmir Limajn: Send nuk dua për vete, s’mund të bashkëpunoj me Albin Kurtin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka thënë se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka kontaktuar atë për të biseduar dhe tha se e ka pyetur nëse ajo dëshiron ndonjë pozitë.Balje tha se me Vetëvendosjen s’ka biseduar përveçse me Limajn.

“Me Fatmirin kemi biseduar, por me Vetëvendosjen jo. Jam e sigurt që Vetëvendosje e di vendimin të cilin e kam marrë. Me Fatmirin kemi biseduar, por mendoj se ai e ka kuptuar arsyetimin tem dhe vendimin që e kom marrë”, tha ajo për Indeksonline.

“Cila ka qenë kërkesa e Fatmir Limajt?”, ishte pyetja për Baljen.“Jo kurgjo veç ka thënë a ka mundësi me bisedu, a do naj pozitë a najsen. Unë s’du pozitë as kurgjo, kërkesa ka qenë për boshnjakë”.

FIDANISHTJA

Balje thotë se ia ka shpjeguar qëndrimin e saj se për vete s’dëshiron asgjë përveç kërkesës për komunë boshnjake.

“Unë nuk du as pare as poste, nuk du me qenë as ministreshë. Send nuk du për veti, as për partinë nuk du kurgjo, është kërkesa nacionale (për komunë boshnjake). Unë nuk du me bashkëpunu me Albin Kurtin sepse nuk kam besim. S’mundësh me punu me dikan që s’ki besim. As Albini s’ka besim tek unë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.