Uji Dea

Dubova : Në vitin 2013 shërbime më të shpejta dhe më cilësore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë vitit 2012 administrata komunale e Gjilanit, bazuar në statistikat e Qendrës për shërbime të qytetarëve (QSHQ) ka treguar efikasitet të lartë në kthimin e përgjigjeve në kërkesat e qytetarëve, bizneseve dhe subjekteve tjera thotë drejtori i saj Arben Dubova.

Sipas Dubovës nga gjithsej 141.646 kërkesa të pranuara deri me 31.12.2012 përgjigje kanë marrë 140.610 e që shprehur në % do të thotë se 99.27% të kërkesave janë shqyrtuar. Nga ky numër prin Drejtoria e administratës së përgjithshme – Shërbimi i gjendjes civile me numrin më të madh të kërkesave, pastaj drejtoria për Gjeodezi, kadastre dhe pronë, drejtoria e Urbanizmit dhe mbrojtje të mjedisit, etj.

Dubova tha se kërkesa për qasje në dokumente zyrtare ka pasur gjithsej 86 sosh dhe të gjitha janë proceduar brenda afatit ligjor. “Komuna e Gjilanit mbetet lider me numrin më të madh të kërkesave për qasje në dokumentet zyrtare (vlerësim i zyrës së kryeministrit).

Të gjitha këto kërkesa, përveç atyre të gjendjes civile, në momentin e pranimit nga pala janë skanuar dhe në këtë mënyrë ne si komunë po kontribuojmë mjaft mirë edhe në zbatimin e strategjisë së qeverisë së Kosovës për qeverisje elektronike në Kosovë, çka do të thotë se çdo dokument i cili hyn dhe del nga komuna përveç arkivimit në kopje fizike, ruhet edhe në kopje elektronike si dokument i skanuar” sqaroj Dubova.

FIDANISHTJA

Ky efikasitet i cili konsiderojmë se është në nivel tejet të kënaqshëm është arritur në rend të parë falë angazhimit serioz dhe me përkushtim maksimal të zyrtarëve komunal e në veçanti atyre të Qendrës për shërbim të qytetarëve si dhe falë aplikimit të të arriturave teknologjike posaçërisht të teknologjisë informative, me çka gjithashtu komuna e Gjilanit prin bindshëm në këtë proces krahasuar me komunat tjera të Kosovës (vlerësim i MAPL-së).

“Gjatë vitit 2012 qytetarët janë furnizuar me gjithsej 871 informata verbale dhe me shkrim nga tavolina informative (projekt i bashkë financuar nga USAID-DEMI dhe komuna e Gjilanit) me çka kemi dëshmuar edhe para donatorëve se projektet tona të përbashkëta po japin rezultate tejet të kënaqshme duke i shërbyer ekskluzivisht qytetarët me shërbime efikase dhe cilësore” tha Dubova.

Ai tha se Drejtoria e administratës së përgjithshme i siguron të gjithë qytetarët se edhe në vitin 2013 përkushtimi ynë do të vazhdojë të ngritët duke synuar gjithnjë objektivin final i përcaktuar me dokumentet strategjike të qeverisë së Kosovës dhe organizmave tjerë regjional e ndërkombëtar e që në fakt është shërbime të shpejta, cilësore dhe sa më afër qytetarit, duke e zhvendosur kështu vendin e ofrimit të shërbimeve nga hapësirat e organeve komunale drejt vendbanimit të qytetarit, respektivisht decentralizim i mëtejmë i ofrimit të shërbimeve për ta.

“Kjo do të arrihet falë mundësive që sot i ofron teknologjia informative si dhe përcaktimit tonë politik dhe strategjik për integrime në institucionet relevante regjionale siç është BE, e këto përcaktime mund të arrihen vetëm nëse ndërtojmë komuna të fuqishme dhe efektive të cilat pastaj do të jenë në gjendje të ofrojnë gjithashtu shërbime efektive dhe cilësore” shtoj Dubova./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.